Ekspertët në Shqipëri vlerësojnë se paketa e masave financiare të qeverisë prej 370 mln dollarësh, ose 2.13 % të prodhimit të brendshëm bruto në ndihmë të ekonomisë së prekur nga kriza e koronavirusit ishte e nevojshme, por shtojnë se ajo duhet monitoruar hap pas hapi.
“Jemi vend që nuk kemi hapësirë fiskale çka do të thotë se kriza e koronavirusit, edhetërmetit tës 26 nëntorit na ka gjetur me borxh të lartë dhe me defiçit buxhetor të lartë gjë që krijon pamundësi reale për qeverinë të jetë agresive në stimulimin fiscal dhe të mendohet gjatë”- thotë Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.
Qeveria ka menduar të ndërhyjë me 20 mln dollarë për shtresat në nevojë dhe 65 mln për pagesa papunësie pas mbylljes së bizneseve, që prekin kryesisht tregëtinë dhe shërbimet, dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të ekonomisë. Masat janë parashikuar të shtrihen sipas këtij skenari deri në fund të qershorit.
“ Në bazë të numrave të papunësisë ne rakordojmë nëse do të jetë gjysmë page minimale, një pagë minimale, 1.5 paga minimale apo më shumë. Pra më varësi të numrave. Këto janë planifikime të momentit sepse dinamika e virusit ndryshon përditë. Në hapat e parë ne menjmë që do të ketë një papunësi 40-50 mijë e menjëhershme që do verifikohet në javën e parë të prillit. Dhe nëse kjo shkon 80 mijë ose 90 mijë ne jemi duke folur për një humbje të punësimit në nivele 12 %. Dhe kjo nuk është pak”- thotë Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.
Ekspertët e shohin planin e qeverisë të ngjashëm me shtetet e tjera dhe insistojnë në ruajtjen e aftësisë paguese të qytetarëve.
“Qytetarët duhet të kenë aftësi paguese dhe akses në të mirat bazë, qofshin këto importi apo eksporti, përmbushjen sa më të mirë të nevojave për medikamente dhe pajisje mjeksore dhe mbështetjen e ekonomisë duke mundësuar që subjeket e shëndosha të vazhdojnë punë dhe të kenë likuiditet”- Azmi Stringa, Pedagog i Financës, Universiteti “New York”.
Zyrtarët e qeverisë garantojnë funksionimin e disa sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë.
“Ne kemi një listë të detajuar të maturuar të kategorive të sipërmarrjes që janë të të lejuara të punojnë normalisht si , bankat, prodhimi duke ruajtur distancat sanitare, transporti i mallrave, bujqësia, kuptohet mjekësia patjetër, policia, siguria, por në po fllasim për zinxhirin ekonomik që sigurisht do ngadalësohet por jo të thahet”- vijon Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.
Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavisurit parashikohet të sjellë deri në fund të qershorit nëse vazhdon me këto ritme, një tkurrje të buxhetit me 400 milion dollarë osë me 10 % të ardhurave. Ekspertët vërejnë se thellimi i borxhit publik aktualisht është i pashmangshëm
“Siç shihet do të kemi nevojë për të marrë një borxh prej 400 milion dollarë, ku 300 milion dollarë duhet të përballojmë deficitin buxhetor dhe 100 milion dollarë është garancia që qeveria ka vënë në dispozicion të biznesit”- shprehet Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.
Por ky parashikim për qeverinë është më i miri, pasi shifra mund të jetë më e lartë.
“Po të kufizohemi me kaq do isha i lumtur. Mund të jetë më rëndë se kaq, varet nga dinamika. Asgjë nuk mund të parashikojmë dot” – vijon Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.
Turizmi me një ndikim prej 26.2 % në prodhimitn e brendshëm bruto bashkë me sektorët që varën prej tij, ka marrë një godite të rëndë.
“Sektori i turizmit është i detyruar të punojë me levizjen e njerëzve e cila është bllokuar komplet, duke e cuar në kolaps total këtë sektor më ndikim të ndjeshëm në ekonomi”- thotë Valter Hoxha Pedagog në ekonomi, Univeristeti “Mesdhetar”
Por qeveria thotë se turizmi do të ndihmohet nga fondi prej 65 mln dollarësh permes pagesave të papunësisë. Paketa financiare e qeverisë përfshin dhe disa masa të tjera si ajo prej 100 milion dollarësh si fond garancie për biznesnet që duan kredi për pagat. 25 milion dollarë për Ministrinë e shëndetësië për emergjenca spitalore. 10 mln dollarë për fondin e emergjencës. Shtyrjen e tatim fitimit për biznesin e vogël për 6 mujorin tjetër në varësi të situatës, si dhe fshirje e kamatvonesave për energjinë elektrike për mbi 210 mijë familje me vlerë prej 150 mln dollarësh. Zyrtarët janë të bindur se nevojat janë më të mëdha, por ndërhyrjet financiare thonë ata, nuk mund të prekin çdo individ. Përpjekjet aktuale synojnë të ruajnë aftësinë paguese të qytetarëve si dhe ekonominë të mos bjerë në reçesion.(VOA)