Ata që duhet të ishin në vijën e parë të frontit për të ndihmuar shqiptarët që të tejkalojnë situatën e jashtëzakonshme ku është e futur e gjithë bota në luf tën ku ndër koronavirusit, janë në vijën e parë të sh pifjeve, të përhapjes dhe amplifikimit të lajmeve të rr eme, të nxitjes së pan ikut dhe të bërjes së gjithçkaje për ta shndërruar të gjithën këtë në një fushatë sul mes politike kun dër qeverisë për përfitime partiake. Është fjala për të gjithë ata që kanë bërë betimin e Hipokratit kur janë diplomuar për mjekësi, por që aktualisht kanë ngjeshur armët e hipokrizisë k riminale, kundër të gjithë atyre që duhej tu shërbenin për shkak të profesionit dhe kodit të nderit profesional që duhet ti shoqërojë përgjatë gjithë jetës derisa të mbyllin sytë. Janë Doktorat e opozitës, ata që kanë lënë stetoskopin për ta zëvendësuar me teserën e Partisë Demokratike apo Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Flamurin e mban në dorë jo Doktor Flamur Noka, por Doktor Sali Berisha. I shoqëruar nga Doktor Tritan Shehu. Që të dy, përveçse PD i bashkoi në fillimet e karrierave të tyre Partia e Punës dhe qenia pranë Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Simon Stefanit dhe kujtdo byroisti tjetër për të dalë në foto dhe për të bërë karrierë. E bashkë me Sali Berishën e Tritan Shehun, vijojnë me radhë që nga Petrit Vasili e Petrit Vargu të LSI. Më pas Bardh Spahia që pasi i vuri flakën shkollave, ka hyrë në garë për ti fituar zemrën partisë përmes histerisë së fushatës kri minale të përhapjes së panikut për koronavirusin.”Doktoresha” Oriola Pampuri mori edhe një herë shpatën, për ti ndryshuar njerëzve “situatën” me koronavirus nëpër studiot televizive, etj. Kjo që po ndodh me Doktorat e opozitës sonë nuk ka ndodhur as në kohë luf te, e as në kohë paqe në historinë e njerëzimit. Duke e patur prijësin e tyre shpirtëror edhe modelin e të bërit politikë dhe karrierë politike, Sali Berishën që ka marë flamurin e përhpajes së informacioneve të rre me me qëllim përhapjen e pani kut, me shpresën se do të sul mojnë Edi Ramën dhe jo koronavirsun, edhe ata kanë hyrë në një garë të pashembullt se kush e kush prej tyre të jetë më pranë tij. Një ditë kjo luf të do të mbarojë, ajo që do të mbahet mend më shumë se virusi, do të jetë turpi i përjetshëm i disa mjekëve që bluzat e bardha dhe betimin e Hipokratit i zëvendësuan me su lmet e zeza kundër qytetarëve të vendit të vet, duke dashur që të fitonin ca vota më tepër. Por që në fund, do të fitojnë veçse për buzjen e tyre dhe njollën e z ezë të shkeljes mbi shenjtërinë e profesionit më human. Atë të mjekut që ia kushton jetën njerëzve dhe j arritjes së ambicjeve të tyre, në kurriz të vua jtjeve të tyre.

BETIMI I HIPOKRATIT:

“Betohem në emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim;

Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim;

Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër.

Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mij, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë. Nuk do t’i jap një bar vde kjeprurës askujt që do ta kërkojë atë, dhe as nuk do t’ia sugjeroj dikujt këtë gjë. Po ashtu, nuk do t’i aplikoj asnjë gruaje një mjet që shkakton abortin. Do ta kaloj jetën dhe profesionin tim në pastërti dhe dlirësi. Nuk do të merrem me kirurgji, madje edhe tek pacientët që vuajnë nga gurët, por do ta lë që këtë punë ta bëjnë atyre që iu vjen ndoresh. Në çdo shtëpi që të hyj, do të hyj vetëm në të mirë të të sëmurit, duke qëndruar larg prej çdo padrejtësie dhe të pabëre, e sidomos prej akteve se ksuale mbi trupat e grave dhe të burrave, qofshin këta njerëz të lirë, apo sk llevër. Çfarëdolloj gjëje që do të dëgjoj gjatë një mjekimi, apo edhe që nuk ka lidhje me mjekimin, për sa iu takon jetës së personave e që nuk duhet të nxirret në pazar, këtë gjë do ta mbaj për vete, duke ruajtur fshehtësinë e plotë. Nëse e respektoj këtë betim dhe nuk e dhunoj atë, le të mundem ta gëzoj jetën dhe profesionin tim, i nderuar prej të gjithëve e në të gjitha kohërat; por nëse e thyej dhe e dhunoj këtë betim, le të jetë fati im i ndryshëm.”