Kombëtarja e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë dy ndeshje miqësore më San Marinon dhe Slloveninë në datat 27 dhe 30 mars.Ndeshjet ishin planifikuar të luheshin në Itali, por ky version tashmë është i pamundur sepse Italia është e gjitha e izoluar për shkak të përhapjes në masë të Covid-19.

Prej kësaj kombëtarja jonë dhe ata të San Marinos e Sllovenisë po mendojnë t’i luajnë këto dy teste në vende të tjerë.Një nga versionet ishte zhvillimi i këtyre sfidave në “Air Albania”, por pas ardhjes së korona virusit në vendin tonë edhe kjo mundësi është anuluar.

Ndeshja me San Marinon është e sigurt tashmë që nuk do të zhvillohet, ndërsa ajo me Slloveninë mund të luhej në stadiumin e tyre kombëtar, por mund të themi se edhe kjo ide është shumë e vështirë të materializohet.Shkak është mbyllja e kufijve.