Aktori Gent Hazizi përmes një statusi të publikuar në Facebook thotë se ka 16 ditë në karantinë dhe se do të ishte i gatshëm të ndihmonte sadopak në luftën me koronavirus.
Ai thotë se nuk është as mjek e as infermier, por ka patent dhe me të do të donte të ndihmonte të paktën pensionistët e lagjes së tij për të bërë pazarin.
Por duke qënë se orari është shumë i kufizuar, aktori thotë se nuk habitet pot a marrë kryeministri e t’I thotë “ti aktoro na duhesh në shtëpi në këtë luftë”.
Postimi i plote i Hazizit:
Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve!Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve.
Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!
Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.
Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!
Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!
Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote:Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!