Shpërthimi i tanishëm i koronavirusit ishte një bombë e telekomanduar me efekt të vonuar që dihej se do të plaste. Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkenctarësh pasi kanë bërë një inventar të gjithanshëm të karakteristikave të Sars-CoV-1 në 2007, në lidhje me aspektet epidemiologjike, klinike, patologjike, imunologjike, virologjike dhe aspekte të tjera. Ata i kanë botuar përfundimet e tyre në një artikull në revistën Clinical Microbiology Review.
Në një paragraf me titull “A duhet të jemi gati për rishfaqjen e SARS?” “, ata parashikojnë “praninë e një rezervuari të madh të virusit të tipit Sars-CoV tek lakuriqët e natës, si dhe në kulturën e ngrënies së gjitarëve ekzotikë në jug të Kinës, të cilën e kanë etiketuar si një bombë që do të shpërthejë më vonë. “Mundësia e rishfaqjes së SARS dhe viruseve të tjerë të rinj nga kafshët ose laboratorët nuk duhet të anashkalohet, dhe për këtë arsye nevojitet të merren masa”, thuhet në studim.Dhe këtë parashikim nuk mund ta errësojnë as teoritë e konspiracionit lidhur me prodhimin artificial të virusit në laborator. Një artikull i botuar në revistën “Nature” tregon qartë që virusi është me origjinë natyrore.
Natyrisht, ky përfundim shkencor, nuk ka për qëllim të gjykojë apo të tallë kulturën kineze apo banorët e këtij vendi që kanë traditë konsumimin ushqimor të shpendëve. Por është për të ardhur keq, që duke qenë prej një dekade në djeni të këtyre përfundimeve, nuk janë marrë masa thelbësore për të kufizuar në mënyrë të konsiderueshme kalimin e një familje të tillë të viruseve nga kafshët te njerëzit.Në të vërtetë, kur kujtojmë kontekstin e mundshëm të infektimit fillestar (një treg peshku dhe shpezësh me rregulla higjienike që lënë shumë për të dëshiruar), ndjejmë keqardhje se kjo pandemi mund të ishte shmangur.
Por megjithatë, kjo është vetëm një hipotezë. Fakti se virusi ka kaluar nga lakuriqët tek njeriu në një treg ushqimor në Kinë, kundërshtohet nga shkencëtarët kinezë. Sipas tyre pacienti zero nuk ka asnjë lidhje me tregun e ëhuan, por ai është eksportuar në Kinë nga vendet perendimore.Marrë nga futura-sciences.com/Përktheu Lapsi.al