Pas zyrtarizimit te vendimit te KE per celjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut me BE, reagon ambasada amerikane me nje mesazh mbeshtetes.
“Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për të çelur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të këtij rrugëtimi.” , shkruan ambasada amerikane ne nje postim ne faqen e vet ne Facebook, ku bashkengjit edhe nje deklarate te bere nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ata fillojnë hapat e ardhshëm në rrugën e tyre perëndimore.
Ky vendim forcon më tej të ardhmen e Evropës të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”- thuhet ne te.
Sipas Pompeo, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur pasi të dy qeveritë ndërmarrin reformat e nevojshme për forcimin e sundimit të ligjit, përpjekjet e mëtejshme antikorrupsion, rritjen e ekonomive të tyre dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.
“Të dy vendet duhet të qëndrojnë të përkushtuar në axhendat e tyre reformave, dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e palëkundur në këtë drejtim”- thuhet me tej.