“Gjatë këtyre ditëve, për shkak të shpër thimit të epid emisë së koronavirusit, një numër i madh njerëzish në të gjithë botën kanë kufizuar lëvizjet dhe shkëmbimet e tyre. Megjithëse është për të ardhur keq, unë besoj se kjo situatë do të përmirësohet së shpejti”. Kështu deklaron ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Ito Makoto.

Më tej, ai shprehet se “tashmë kemi hyrë në vitin e dytë të “Reiwas” dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Muajin e kaluar mbi 400 të ftuar morën pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito dhe Ditës Kombëtare të Japonisë. Përfaqësues të shumtë nga qeveria por edhe nga bota e biznesit, ekonomisë, financave, kulturës, arsimit dhe artit morën pjesë në këtë pritje. Shumë miq të Japonisë erdhën nga qytete të ndryshme të vendit, si Korça, Elbasani, Kukësi, mes tyre edhe disa kryetarë të bashkive”.

Më tej, ambasadori shpreh bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë do të vazhdojnë të zhvillohen më tej në fusha të ndryshme. “Jam i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do vazhdojnë të zhvillohen më tej në fusha të ndryshme. Aktualisht, ne jemi duke u përgatitur për organizimin e disa aktiviteteve kulturore japoneze, dhe me afrimin e Lojrave Olimpike gjithashtu do të organizojmë disa evente sportive. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj të vazhdueshme për aktivitetet tona dhe shpresoj fort në bashkëpunimin tuaj të mëtejshëm”.