Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim reagoi menjëherë pas shfaqjes së presidentit Meta me flamurin amerikan në tubimin e sotëm, në Bulevard.“E surprizuar të shikoja flamurin amerikane në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruante ambasadorja Kim.

Ndërkohë, në një përgjigje të tij presidenti e ka ‘injoruar’ ambasadoren Kim duke thënë se nuk dinte gjë për deklaratën e saj.‘Nuk e di për cfarë deklarate bëhet fjalë se nuk kam pasur kohë të shikoj lajme. Kam pasur në selinë e Presidencës shumë personalitete nga ata që folën në tubim, shumë shqiptaro-amerikanë qe kishin ardhur nga SHBA. Kam pasur dhe shumë personalitete të tjera’, tha Meta në emision.