“PPE mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe po punon me Vendet e Ulëta, Danimarkën e Francën dhe shpresojmë t’i bindim se është e drejtë hapja e negociatave tani”. Kështu deklaroi sot në një prononcim për mediet nga Pusteci, zëvendëspresidenti i grupit të Partive Popullore Europiane, Andrey Kovaçev. Ai tha se “hapja e negociatave duhet të nisë, ndërkohë që duhet të adresohen edhe problemet”.
“Unë nuk mund të komentoj diskutimet e politikës së brendshme dhe mendoj se nuk është puna ime. Interesi i qytetarëve të Shqipërisë është që partitë politike të bëjnë kom promise të brendshme dhe ky është interesi për të gjithë shtetasit e Shqipërisë që të hapen negociatat së shpejti”, tha ai. Rëndësi ka, vijoi Kovaçev, që Shqipëria të përmbushë kushtet e vëna nga Komisioni i Venecias dhe Bashkimi Europian për lirinë e medies dhe gjithë pikat e tjera. “Ne presim që negociatat për Shqipërinë të hapen. Ne mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mendojmë se duhet të adresohen probl emet, por duhet të fillohet tani me çeljen e negociatave me Shqipërinë”, tha ai.