Kryeministri Edi Rama reagon pas arrestimit të vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të cilët kërkoheshin nga policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas të 4.6 milionë eurove. Rama publikun videon, që tregon momentin kur vëllezërit Çala bien në “kthetrat” e forcave RENEA, ndërsa iu tregon grushti, duke paralajmëruar se vijon beteja me atë që vetë kryeministri e cilëson si “llumi i kësaj dynjaje”.
Reagimi i Ramës: ? Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. #RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje?