Përtej sforcos së të gjithëve prej nesh, kur kurajoja, durimi dhe dëshira për t’ja kaluar paq të gjithë kësaj situate të vështirë është më e fortë se kurrë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon monitorimet dhe kontrollet rigoroze për të garantuar shëndetin e secilit prej nesh.
Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, gjatë këtyre ditëve ka kryer një sërë monitorimesh në markete, supermarkete, furra buke dhe njësi te ndryshme tregtimi mishi dhe fruta-perimesh.
“Fokusi kryesor është zbatimi i masave të vendosura higjieno-sanitare (maska, doreza dhe dezinfektimi i ambienteve), ruajtja e distancës, tregtimi i bukës së paprerë dhe ajo çka nuk duhet asesi të ndodhi, abuzimet me çmimet në kurriz të sakrificës së përbashkët. Mbetemi të vendosur që bashkë me secilin prej jush të dalim më të fortë nga kjo luftë”, citon njoftimi i AKU-së,