Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ditën e djeshme postoi në llogarinë e tij në Twitter një gjetje origjinale, për të shtuar ndërgjegjësimin e njerëzve në këto orë të vështira të luftës me Covid-19.

Ngjashëm me të famshmen Ice Bucket Challenge, Drejtori i OBSH ka nisur të nominojë personazhe të njohura të shkencës, artit, biznesit, por edhe drejtues të sistemeve shëndetësore në vende të ndryshme anëtare të OBSH. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka nominuar edhe Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu e cila e ka pranuar sfidën duke bërë nje video në lidhje me kujdesin për higjenën personale. Pas pranimit të sfidës së Ministres Manastirliu ka rireaguar kreu i OBSH duke e falenderuar.  “Së bashku ne mund ta mundim virusin”- shkruan Tedros.