Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar modalitetin e rimbursimit për mijëra qytetarë shqiptarë dhe të huaj të cilëve u është anuluar fluturimi pas fri kës për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.Sipas AAC, pasagjerët kanë dy mënyra kryesore kompensimi për këto bileta, ku e para është e drejta një itinerari të ri nga ana e kompanisë, në formën e një bilete të re.Mundësia e dytë, gjithsesi, mbetet rimbursimi i çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.
Për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore, dhe vetëm në rastin që këto të fundit mos të përgjigjen ose të refuzojnë, të kontaktojnë Autoritetin në adresën e-mail [email protected] në mënyrë që, sipas AAC, të merren “masat e nevojshme”.