Gareth Bale dhe James Rodriguez nuk janë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe kjo u bë edhe më e qartë këtë fundjavë. Dyshja u la përsëri në bankën e rezervistëve në humbjen e Real Madridit 2:1 kundër Real Betisit në Estadio Benito Villamarin, transmeton Gazeta Express.
Megjithëse skuadra e tij po vua nte për të krijuar raste në lojë, Zidane zgjodhi t’i fuste në lojë Mariano Diazin dhe Fede Valverden në pjesën e dytë. Bale dhe James, ky i fundit njihet si lojtar kreativ, u injoruan nga trajneri francez.