Edhe Taulant Balla i përgjigjet propozimeve të Bashës për situatën e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se halli i Lulzim Bashës është karrigia e pushtetit.
Balla: Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Halli i LB është karrigia e pushtetit. Meraku ynë janë njerëzit. Dalimi total i daljes së pensionistëve nga shtëpia është jetik! Çdo dalje, qoftë edhe deri tek dyqani i bukës, është një rrezik shumë serioz! Me ndihmën e zotit, ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë! Duhet kuptuar brenda çdo mundësie që kemi të ruajmë zinxhirin ekonomik të vendit. Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh. #tëbashkuar #njështetnjëfamilje. Frikë aspak, kujdes po!”