Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca drejton një lutje për të gjithë qytetarët “Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të dhe për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”, shkruan Soreca.

Ky mesazh i tij shoqërohet me një video ilustruese me mesazhe të mjekëve të cilët ndodhen në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Në videomesazhin e mjekëve thuhet, “Edhe ne kemi familje por nuk mund të rrimë në shtëpi. Nuk jemi me pushime. Ji i përgjegjshëm, qëndro në shtëpi sepse unë nuk mundem. Laj duart! Jemi të ekspozuar ndaj gjithçkaje për ju. Na ndihmoni! Kujdesu për mua, unë do të kujdesem për ty”.