Pas publikimit të një lajmi nga disa media të Ilir Metës ku thuhej se Komisioni i Venecias është shprehur në opinion e tij se ndryshimi i ligjit të betimit të antarëve të Gjykatës Kushtetuese tek presidenti nuk është kushtetues ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla. Me anë të një reagimi në Facebook Balla shprehet se atyre iu ka ardhur nga Komisioni i Venecias një dokument tepër koefidencial dhe i shkëputur në copëza duke lënë të kuptohet se Meta ka thyer konfidencialitetin me raportin e Venecias
Ja reagimi i Ballës:
Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.
Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.
Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.