Numri i të prekurve me koronav irus në Itali po rritet me ritme shpejta. Zona më e pr ekur në vendin fqinj, është ajo e Lobardisë, me 5000 mijë raste të zb uluara dhe mbi 200 vik tima.Lëvizjet e njerëzve janë pakësuar ndjeshëm dhe e gjithë kjo po ndikon edhe në ekonominë e vendit, sikurse edhe në futboll. Së fundmi u vendos që ndeshjet të luhen pa tifozë.Ka nga ata që mendojnë se duhet të ndalet futbolli, sikurse edhe sul muesi Mario Balotelli: “Paratë nuk ia vlejnë para shëndetit tonë, duhet të zgjohemi. Jam dakord 100 për qind me Sindikatën e Futbollistëve.Mos më shkruani broçkulla të tilla: Ju jeni të mbrojtur! Çfarë diference bën nëse ti luan apo jo? Asgjë nuk ju ndodh me dyer të mbyllura. Mos u hiqni njerëzve të vetmin argëtim që kanë në fundjavë. E dua futbollin më shumë se ju, por të luash do të thotë të udhëtosh me autobus, tren, aeroplan, të flesh në hotel. Në çdo rast ke të bësh me kontakt me njerëz jashtë mjedisit tënd të punës.
Tashmë unë nuk do t’i shoh fëmijët e mi për shkak të këtij Coronav irusi të m allkuar, sepse ju e dini që ata nuk jetojnë në Lombardi. Kështu që është diçka që më ze mëron dhe më trishton. Sigurisht nuk dua që nënën time, që dua ta shoh dhe ta takoj çdo ditë, ta kapë diçka nga unë. Ajo nuk është në të njëjtën moshë si unë. Aq sa e dua futbollin, aq dua që ajo të mos rrezikojë të sëmuret.Pse do ta bëja? Për të argëtuar dikë? Apo që t’i ndalojmë ata të humbin para. Mos u bëni qesharakë. Vendosni veten mbi gjithçka, kemi parë mjaftueshëm deri më tani. Djema, mos bëni shaka me shëndetin tuaj”, përfundon Balotelli.