Prefekti i qarkut të i Fierit, Baki Bala deklaroi mbrëmjen e sotme për ATSH-në se prurjet në lumin Shkumbin kanë çuar nivelin e ujit në kufijtë maksimal të shtratit të tij, por situata është nën kontroll dhe pa rrez ikshmëri.“Situata në lumin Shkumbin, në qarkun e Fierit është nën kontroll dhe pa rrezi kshmëri”, bën të ditur Bala për ATSH.

Lumi Shkumbin, vijoi ai, ka në të dy anët e tij argjinaturat mbr ojtëse, të cilat janë në distanca të ndryshme nga shtrati i lumit. “Argjinaturat kanë lartësinë 3 m mbi nivelin e shtratit të lumit. “Në tokën berm (jo bujqësore), ndërmjet dy argjinaturave të lumit, ka vetëm një banesë. Kjo familje është njoftuar për rrezi kun nga strukturat e pushtetit vendor dhe policia”, shprehet Bala për ATSH.Niveli i prurjeve në Lumin Seman, theksoi Bala, konsiderohet në parametra të pranueshëm dhe pa probleme.Ndërsa situata në Lumin Vjosa, deklaron për ATSH prefekti i Fierit, është brenda parametrave optimale. Niveli i prurjeve të këtij lumi, në nivelmatësin në urën në qytetin Memaliaj, është 3 m nga 6.5 që konsiderohet niveli kritik.“Hidrovoret, në nivel Qarku, janë në gatishmëri të mirë teknike. Situata e energjisë elektrike është e mirë”, theksoi ai më tej.“Situatat e rritjes së prurjeve të lumenjve, po ndiqen me vëmendje të shtuar nga strukturat e Mbro jtjes Civile të Institucionit të Prefektit të Qarkut, të Njësive të qeverisjes vendore dhe drejtorite me rol në menaxhimin e situatave të tilla”, deklaroi Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala.