Lulzim Basha thotë se e ka gjetur zgjidhjen për t’i bërë ballë situatës së koronavirusit.Nga karantina ku është strehuar, ai kërkon nga qeveria të rishikojë buxhetin e vitit 2020, sa nuk është vonë për të shmangur krizën ekonomike.

“Mirënjohje e urimin tim që të jeni mirë. Urim të vecantë për bashkëqytetarët e konfirmuar të prekur, me përkushtimin e mjekëve do arrini ta mposhtni. Përsëris mirënjohjen për cdo mjek.Qeveria të marrë masa për jetën e shëndetin e mjekëve, cdo vonesë është e pafalshme. Po kaq urgjente është pajisja me kite për të bërë analiza për këdo që dyshohet se është I prekur. Dua të jem I qartë, transparenca është armiku numër një.Qytetarët duhet të informohen në kohë, jo vetëm për gjobat, port ë informojë për kapacitetet që ka vendi ynë e planin për përballimin e fluksit.Sot kemi nevojë për solidaritet, jemi bashkë në këtë sfidë, po punojmë për ditë me ekspertët tanë por edhe për t’I propozuar qeverisë masa të mirëstudiuara.Sot ekonomia po kalon një kohë shumë të vështirë. Ka nevojë për garanci e mbështetje, qeveria duhet të marrë sa më shpejt masa, t’I paraprijmë krizës, jo ta ndjekim pas,ndryshe rrezikojmë shumë.Ne kemi propozuar disa masa të vecanta. Frika e pamundësia për të mos përballuar financiarisht furnzimin me ushqime.Nuk ka më kohë për të pritur, i bëj thirrje qeverisë, të rishikojë buxhetin e shtetit 2020, dhe të ndërmarrë masa.

Të pezullohen pagesat e sigurimeve për 3 muaj.Në rast nevoje, të paguhen nga buxheti I shtetit pagat e punonjësve për dy muaj.Përjashtimi nga tatim fitimi për 6 mujorin e parë të vitit.Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të energjisë e ujit, për familjarët nën minimum dhe bizenese ku virusi është shfaqur.Të përjashtohen kamatvonesat për të paktën 6 muaj.