Bashkia Berat po shpërndan pako ushqimore në të gjitha lagjet e qytetit. 350 të tilla janë shpërndarë në dy ditë aksion për të moshuarit e vetmuar e të sëmurë dhe për familjet në nevojë.
Stafi i bashkisë Berat, prej disa ditësh ka nisur identifikimin e të gjithë të moshuarve të vetmuar apo me aftësi ndryshe, për t’i asistuar me ndihma ushqimore. Aksioni i bashkisë ka filluar që prej pasdites së djeshme, ku ekipet e bashkisë janë shpërndarë në çdo lagje për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie personash. Punonjësit e bashkisë, të shoqëruar edhe nga policia bashkiake kanë shpërndarë vetëm në dy ditët e para të këtij aksioni 350 pako ushqimore.
Ato etj janë shpërndarë sot në lagjet: “Çelepias”, “Donika Kastrioti”, “30 Vjetori”, “Dëshmorët e Kombit”, “Çlirim” dhe “Barrikadë”. Punonjësit e bashkisë, duke trokitur në çdo derë të moshuari që i kanë dorëzuar pakon ushqimore, i kanë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave dhe për çdo nevojë të kërkojnë ndihmë pranë bashkisë Berat,në numrat e telefonit të lëna në dispozicion prej tyre. Burimet zyrtare të bashkisë Berat kanë konfirmuar se, shpërndarja e ndihmave ushqimore do të vijojë çdo ditë në çdo lagje të qytetit dhe do të shtrihet në ditën në vijim edhe në zonat rurale, ku janë evidentuar ermat e të moshuarve të vetmuar, të sëmurë dhe në nevojë.