Mes shumë telefonatave që bëri kryeministri Edi Rama ishte dhe ajo me një qytetar, që ishte përfitues i bonusit të qirasë. Gjatë komunikimit me të, kreu i qeverisë theksoi se qytetari do të vijojë të marrë bonusin e qirasë, ndërsa i sugjeroi atë që mos të dalë nga shtëpia, për shkak të koronavirusit.

“Besoj ju morën nga platforma e bashkëqeverisjes. Por kjo punë është; beso e kontrollo. Rrini brenda e mos dilni, bonusin e qirasë do e merrni”, tha Rama. Ndërkohë Rama ftoi të gjithë qytetarët që kanë shqetësime, që të shkruajnë tek platforma bashkëqeverisëse.

“Ky është kanali i urgjencës, për të gjithë ata që kanë nevojë për arsye shëndetësore, qe duan të denoncojnë. Është një ekip i tërë që merret. Edhe vet ministrat merren dhe unë sa të munden do merren. Unë sensibilizoj që mos ti bien 127, pasi janë për hallet që ka sjell kjo luftë. Ne do bëjmë sa mundet. Shqipëria që duam.al. mjaftohen që të shënoheni këtu dhe do të telefonoheni.”, përfundoi Rama.