Pandemia nga koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 25 000 personave në Europë, sipas të dhënave zyrtare.
Me një total prej 25 037 të vdekur, për 399 381 raste, Europa është kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19.
Italia me 10 779 të vdekur dhe Spanja me 7 340 të vdekur janë dy vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe përbëjnë rreth tre të katërtën e të vdekurve europianë.
Më shumë se 700 000 raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë që prej fillimit të pandemicë, sipas burimeve zyrtare.
Të paktën 715 204 raste të infektuar, mes të cilëve 33 568 të vdekur janë regjistruar në 183 vende dhe territore, vçanërisht në SHBA me 143 025 raste prej të cilëve 2 514 të vdekur, në Itali 97 689 raste, vendi më i prekur për nga numri i të vdekurve e 10 779 dhe në Kinë me 81 470 raste, mes të cilëve 3 304 të vdekur, vatra fillestare e përhapjes së pandemisë.
Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të të kontaminuarve pasi shumë vende kryejnë testime vetëm për rastet që iu nevojitet shërbimi spitalor.