Kreu i PD, Lulzim Basha ka ndarë me ndjekesit e tij në rrjetet sociale një video sensibilizuese, duke u bërë apel shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes.

Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën!

Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!”– shkruan Basha teksa poston videon.