Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu ishin në ambientet e spitalit të ri karantinë.

“ NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK”, njofton Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në skenarin e parë të dytë të tretë janë spitalet në QSUT dhe ai i Sanatoriumit, por kjo strukturë do shërbejë për pacientët që janë drejt shërimit dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Kjo do shërbejë si një spital karantinë me asistencën baze mjekësore,organizim i ri që ka shërbyer si strukturë rezidenciale tani. Do ketë 80-100 shtretër të parë, kati i parë do shërbejë për veshje e zhveshje të personelit, reanimacion për shërbimet bazë, do ketë edhe një njësi që do shërbejë si reanimacion të vogël”.

Rama: Mbase nuk vjen nevoja por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj zjarri.

Manastirliu: Çdo kat do ketë strukturë infermierike, farmaci, imazheri bazë, radiografi të lëvizshme, për personat që nuk kërkojnë shërbimin e një spitali tipik, por që janë në fazën e shërimit. Kampus tipik që mund të përshtatet edhe në planin afatgjatë”