Këngëtari shumë i dashur për publikun, Bujar Qamili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Klanifornia” ka treguar një prej momenteve më të vë shtira që kishte kaluar në skenë. Bujari tregoi se në një prej koncerteve të tij kishte harruar të ulte palën e pantallonave dhe të gjithë kishin qeshur me të.“Unë zakonisht kam pasur gjithmonë sukses në skenë prej publikut të mrekullueshëm. Por një rast, para se të dilja në skenë, si gjithë të tjerët, shkova në tualet.
Mirëpo aty siç duket kishte shpë rthyer një çezmë edhe ngrita pantallonat, por harrova t’i ulja poshtë (palën).Dola në skenë ashtu. Zakonisht kisha sukses një herë, por atë natë, sukses tre herë, katër herë. Hiç mendja, publiku vazhdonte. Më thotë një shok këngëtar, a e di për çfarë janë duartrokit? Hë mër për çfarë janë duartrokit. Po ti uli pantallonat thotë, se janë duke qesh”, tregoi Bujari.