Pasi e konsideron “Coronavirus” një rr ezik të madh, sa për ta llogaritur futbollin zero në kushtet e pandemisë globale, Carlo Ancelotti zbulon trajnerët, me të cilët ka më shumë marrëdhënie: “Ndonjëherë shkëmbejmë mesazhe me Klopp. Ka respekt reciprok mes nesh. Komunikoj edhe me Mourinho, një personazh interesant dhe i sinqertë. Ai është ashtu siç e shihni ju.
Flas edhe me Guardiola, shkëmbejmë përshtypjet e futbollit me të. Massimiliano Allegri, një njeri konkret dhe korrekt. Ekziston një harmoni midis nesh, sepse e dimë se cilat janë vështirësitë e profesionit. Këto kolegë mund të jenë “pasqyra”, në të cilën e gjeni veten, kur duhet të bëni zgjedhje të veçanta, ose të jetoni momente të vështira”.