Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka përshëndetur vendimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish ministrja e Integrimit e ka përshkruar si një lajm pozitiv që vjen në një moment mjaft të vështirë për shkak të situates nga koronavirusi.

“Gezimi eshte i mrekullueshem…

Shume here e kam imagjinuar kete dite, por asnjehere se do te vinte keshtu.

 E brishte, e tendosur, e munduar nga lodhja e çapitjes sone te gjate drejt saj.

Asfare se kisha menduar qe te ngerthyer mes krizave e se fundmi kercenimeve prej nje virusi mizor, do te na dukej kjo ngjarje si dytesore. Ja pra si per ironi te fatit, shembja e murit e celja e portes per te hyre me ne fund ne Europe duhej te vinte ne kete realitet kur muret po na rezultojne trishtueshem e vetmja siguri!

Urime te gjitheve qe ne kete orvatje te gjate te shqiptareve drejt Europes kane zbuluar te verteta, jane ndergjegjesuar e do te vazhdojne te punojne te qarte se-nga arritjet te zhgenjimet; nga perpjekjet te bllokimet, nga kokefortesia te leshimet; nga paragjykimet te vetepermbajtja, mes garameteve e ahteve,-kjo eshte Rruga Jone! 

Me mire vone se Kurre! ????”, nënvizon Majlinda Bregu.

Më herët, Bregu ka shërbyer për vite me radhe në postin e ministres së Integrimit si dhe atë të kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit.