Sot, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli pandeminë globale, pas përhapjes masive të koronavirusit në të gjithë botën.
Çfarë është pandemia?Pandemia është përdorur si term nga ekspertët, kur një epidemi përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.
Përkundër frikës që ngjall, fjala ‘pandemi’ i referohet përhpajes masive të një sëmundjeje, jo fuqisë apo vdekshmërisë së saj.
OBSH e përcakton termin si “një shpërthim i një patogjeni të ri që përhapet lehtësisht nga një person në person në të gjithë globin”.
Çfarë ndodh tani që OBSH e shpalli Covid-19, pandemi?
Kur OBSH e shpalli pandemi shpërthimin e gripit H1N1, në 2009, vendimi u kritikua nga disa vende të botës, të cilat mendonin se do të shkaktonte përhapje paniku. Gjithashtu bëri që shumë vende të humbisnin para për vaksina kundër një gripi që ishte i butë dhe relativisht i lëhtë për t’u përballuar.Tani që edhe Covid-19 është shpallur pandemi, do të thotë që kombet duhet të kenë një mobilizim të plotë të sistemeve shëndetësore, mobilizim shpërdarjen e mjeteve mbrojtëse personale dhe mobilizim për furnizime të tjera mjekësore, në përputhje me planet kombëtare.Çfarë ndikimi ka në ekonomi, pandemia globale?
Sipas Bankës Botërore, kostoja vjetore e pandemive të moderuara deri te më të rëndat, është reth 570 miliardë dollarë, ose 0.7% e të ardhurave në botë.
Përhapja e Sars në 2002-2003, që infektoi rreth 8,000 njerëz, shkaktoi një dëm prej 50 milionë dollarësh në ekonominë globale. Edhe pse shkalla e vdekjeve nga koronavirusi është e ulët, për ekonominë dëmet do të jenë të mëdha./Përshtatur nga The Telegraph, E.B-dritare.net