Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, ka vendosur t’i dedikojë sot një pjesë të kohës së saj Instagram-it. Duke qenë se është nisur në një udhëtim me partnerin, pa dy djemtë e tyre, ajo ka menduar të komunikojë me ndjekësit dhe i është përgjigjur pyetjeve kurioze të tyre në InstaStory.

Sara s’mund t’i shpëtonte kurrsesi pyetjeve lidhur me fëmijët e saj, madje dikush e ka “detyruar” të zgjedhë fëmijën e preferuar. Ajo sigurisht që është përgjigjur, mirëpo emrin që tha me siguri nuk e prisnit! Sara përmendi emrin e motrës së saj, Lorit, të cilën mesa duket e llaston si vajzën e saj. S’besojmë se ishit duke pritur një diferencim mes London dhe Romanit, apo jo?