Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë muajit janar të këtij viti llogariten 36 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskale të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat e mbledhura gjatë muajit të pare të këtij viti rezultojnë me një rritje prej 1.4 miliard lekësh krahasuar me të ardhurat në janarin e 2019-s, ku u mblodhën 34.6 miliardë lekë në buxhet. Nga tatimet dhe doganat gjatë janarit 2020, u mblodhën 22.6 miliardë lekë, ndërsa nga pushteti vendor 1.3 miliard lekë.

Ndërkohë shpenzimet e realizuara gjatë kësaj periudhe llogariten 32.5 miliardë lekë nga 549.3 miliardë lekë që planifikohet të shpenzohen gjatë këtij viti. Gjatë janarit të 2019 u shpenzuan 32.4 miliardë lekë.