Ka nisur dezin fektimi i rrugëve dhe ambienteve publike në Bashkinë e Patosit, në kuadër të forcimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Punonjës të Bashkisë kanë filluar me dezinfe ktimin teksa në qytet janë mbyllur lokalet dhe restorantet si dhe është pezulluar transporti publik.

Në një video të siguruar dhe shperndare prej ‘BalkanWeb’ shihet se si një person kryen këtë proces.

Kujtojmë se në Patos deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të prekur nga koronavirusi, ndërsa në Fier 4 të tilla.