Hyn në fuqi akti normaltiv i qeverisë për të liruar nga burgjet 600 persona, që sic tha në një komunikim live, ministrja e Dretësisë, Etilda Gjonaj, janë pjesë e një kategorie që mund të jenë vulnerabël ndaj sëmundjes COVID 19 që ka prekur vendin.

“Dje u miratua lirimi për të dënuarit me rrezikshmeri të ulët dhe që vuajnë nga sëmundje që krijojnë terren për prekjen nga Covid 19. Do të karantinohen në shtëpi personat e dënuar që nga data e hyrjes në burg ju ka mbetur deri në 3 vjet burgim, ata që nga data e hyrjes ju ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjec dhe vujanë nga ndonjë sëmundje kronike. Të dyja kategorintë përftojnë vetëm nëse nuk kanë kryer krime të rënëda, pjesëmarrje në organizata kriminale etj”, sqaroi ajo.

Nisur nga situata ku ndodhemi, ku rastet me koronavirus sa vijnë e shtohen, ministrja tha se janë marrë të gjitha masat në burgje. Ajo konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë të prekur mes të burgosurve.

“Kemi marrë të gjitha masat nga plani i luftës për mbrojtjen e tyre kemi rritur kujdesin mjeksor për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, takimet me familjarët janë të pezulluara plotësisht, do të bëhen përmes komunikimin on line me qëllim mbrojtjen e shëndetit. Ka një infrastrukturë mjekësore të posacme në burgje, dhe deri tani snjë rast nuk kemi pasur të prekur”,- sqaroi ajo.