Masat janë marrë që të mos kemi skenar Italian
Tiranë, 26 Mars – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me Euroneës Albania tha se kemi rezerva por do të blihen 10 mijë teste për Laboratorin e Virologjisë në Instutitin e Shëndetit Publik.
“Aktualisht janë kryer më shumë se 1 mijë teste, kemi rezerva dhe ndërkohë kemi porositur dhe do 10 mijë teste që do të blihen në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për sa i përket Laboratorit të Virologjisë”, tha Manastirliu.
E pyetur për testimin masiv, Ministrja e Shëndetësisë tha se Shqëipëria po zbaton rekomandimet e OBSH për testimin e rasteve të dyshuara dhe se çdo vendim merret nga komiteti I ekspertëve.
E pyetur për rrezikun e një skenari Italian, Ministrja e Shëndetësisë tha se masat janë marrë që të mos kemi këtë skenar.
“Pritshmëritë tonë në kuadër të masave që kemi marrë janë që ne të mos shkojmë në skenarin italian, por kjo do të varet nga sjellja e qytetarëve, sa po ruajnë distancimin social. Armiku është i padukshëm ashtu edhe kërkon që të luftohet përmes fshehjes”
Manastirliu tha gjatë bisedës me Ilva Tare se OBSH në Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duhe hartuar gjithë planin e nevojave. 50 milione euro ka akorduar BE për Shqipërinë, ku 4 milionë euro do jenë të dedikuara për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale. Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se janë 2.5 miliard lekë të vendosura në dispozicion të luftës kundër COVID-19 nga qeveria shqiptare që do të shërbejnë për të pajisur mjekët më të gjitha mjetët e nevojshme dhe për pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Në fund të bisedës Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e vendosura si e vetmja mënyrë për ta bërë sa më të përballueshme këtë situatë.