Qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen tashmë.Dy ditët e para pas thirrjes dhe urdhrit të qeverisë se qytetarët duhet të qëndronin në shtëpi dhe të mos lëviznin, shumë prej tyre e cilësuan si një lloj dite pushimi dhe filluan të frekuentonin ambientet ku grumbullonin shumë persona.
Kjo ka shtyrë qeverinë për të mbyllur të gjithë parqet.Gazetari i ABC News Juxhin Mustafaraj në një raportim nga hyrja në zonën e parkut të liqenit raporton se bashkia e Tiranës ka vendosur shiritat ndalues për frekuentimin kësaj zone.Zona e parkut të liqenit artificial në Tiranë do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Siç raporton gazetar në këtë zonë shihet zbrazëti totale, asnjë këmbësor dhe asnjë vrapues siç ndodh në një ditë të zakonshme në këtë zonë.Kryeministri Rama njoftoi se ditën e sotme do të dalë një akt normativ për sa i përket mjeteve dhe këmbësorëve.