Në kuadër të përshkallëzimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, kryeministri Edi Rama, u ka kërkuar të gjithë kompanive mediatike të ndërpresin emisionet televizive, me më shumë se dy persona në studio. Në një dalje për mediat, mbrëmjen e sotme, i pari i qeverisë ka theksuar se kompanitë mediatike duhet të marrin masa që në emisionet televizive të ketë më pak ose dy persona në studio, ndërsa ka shtuar se nuk duhet përdorur ajri i kondicionuar.
“Prej ditës së hënë, të gjitha kompanitë mediatike që kryejnë shërbimet televizive të ndërpresin çdo lloj programi me më shumë se 2 persona në studio. Studiot televizive që punojnë me ajër të kondicionuar dhe mbledhin më shumë se sa dy persona për spektakle apo programe apo formate të ndryshme janë vatra të rre zikshme në luf tëm me ar mikun e padukshëm. Këtu ftoj të gjithë të mos përdorin ajrin e kondicionuar, por të mbajnë dritaret hapur, prandaj miq hapni sa më shumë dritaret”,- tha Rama.