Teksa në pak portale është sulmuar infermieri Qazim Ismaili, Urdhri i Infermierit ka bërë një reagim për të gjithë personelin e dërguar në itali.

“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali” – shkruhet në njoftim.

Ndërkohë JavaNews.al sjell dokumente shtesë për kualifikimin e Qazim Ismailit, një prej infermierëve të dërguar në Itali që u sulmua sot pse punonte në një karburant.

9