Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e presidentit Meta, i cili dekretoi tre anëtarët e Gjykatës së Lartë. Soreca shprehet se tashmë Gjykata e Lartë është funksionale për qytetarët shqiptarë.
“Ne e mirëpresim vendimin e Presidentit Meta për të emëruar tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë dhe urojmë KLGJ për këtë arritje të rëndësishme. Gjykata e Lartë tani është funksionale për të shërbyer me integritet të lartë qytetarëve shqiptarë.
BE për Shqipërinë”, – u shpreh Soreca. Presidenti i Republikës Ilir Meta, vendosi sot dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të Sokol Sadushaj; Ervin Pupe; Ilir Panda.