Një ditë pasi presidenti Ilir Meta firmosi në ma ifestin e thirrur nga vetë ai, dekretin për kthimin në Kuvend, të ligjit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vjen një reagim nga deputeti i PS-së Adnor Shameti.

Në një prononcim për mediat, Shameti pohoi se ky dekret do të rrëzohet sërish. Po ashtu socialisti komentoi dhe deklaratën e Metës që nëse nuk do të kishte reflektim për situatën, ai pas 15 marsit do të shpërndante Parlamentin. Sipas Shametit, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit do ishte nul. “Do ta rr ëzojmë dekretin për ndryshimet ligjore në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që nënshkroi presidenti Meta në prote stë. E konfirmoj si relator u ligjit. Dekreti për shpërndarjen e Parlamentit do ishte nul”, pohoi Shameti.