Arsenal ka mundur 1-0 në shtëpi West Ham-in në javën e 29-të të Premier League dhe ka shkuar pesë pikë larg zonës Champions.Topçinjtë kanë fituar derbin londinez në minutat e fundit të sfidës së luajtur në Emirates Stadium. Episodi që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 78-të, kur Lacazette ka dërguar në rrjetë një asist të bukur me kokë të Ozil.

Tri pikë që konfirmojnë momentin e mirë të ekipit të Arteta-s në kampionat, ku kanë marrë tri fitore në tri ndeshjet e fundit.Fitore 1-0 edhe për Sheffield United, skuadra surprizë e këtij sezoni në Angli. Bardhekuqtë, në fakt, janë në vendin e gjashtë me 43 pikë, vetëm dy larg vendit të katërt.Fitore 1-0 edhe për Crystal Palace dhe Newcastle, që kanë mundur respektivisht Watford-in dhe Southampton-in. Është mbyllur në barazim pa gola Wolves-Brighton.Java e 29-të e Premier League do të vazhdojë në 18:30 me Burnley-Tottenham.