Shqipëria dërgoi 300 mjekë dhe infermierë në Itali, si ndihmë e shtetit tonë ndaj vendit fqinj, ku situata nga pandemia është më e rëndë.

Për këtë gjest të vendit tonë, ka reaguar ish—kryeministri italian Silvio Berluskoni.

Ky i fundit thotë se e njeh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe se vlerëson gjestin e tij fisnik.

Postimi i ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni:

Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë.

Shqipëria është një komb i vogël por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar.