Kryeministri Rama dha një intervistë pak më parë LIVE në Rai3 duke shpjeguar se si u mor vendimi për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar koronavirusin në Itali.
Gjatë intervistës, Rama tha se disa prej mjekëve dhe infermierëve nuk i kishin thënë as prindërve të tyre se do të shkonin në Itali me frikën se do të pengoheshin prej tyre.
Të shohesh çdo natë në orën 18:00 atë që ndodhte në Itali duke numëruar të vdekurit dhe ndjerë vuajtjen thash të dëgjojmë Nënë Terezën që “në vend që të mallkojmë errësirën, të ndezim një qiri”.
Ne e ndezëm një. Ishte një ide që unë ia thashe presidentit italian. Më pas ai tha se do të ishte fantastike.
Kishim dhe disa dyshime se ata nuk do të ishin shumë të gatshëm që të shkonin në këtë luftë, por të gjithë u përgjigjën pozitivisht menjëherë. Madje kishte dhe nga ata që nuk ia kishin thënë prindërve.
Ma thanë në aeroport, që “nëse do ua thoshim prindërve, s’do na linin. Do na mbyllnin derën”, tha Rama.
Rama u pyet nga gazetarja edhe me fjalën e tij thënë në aeroport se Shqipëria vërtetë ishte e varfër, por kujtesen e kishte të gjatë.
“Përveç episodeve që përjetuam kudo në botë, të urrejtjes, Italia, nga mikpritja, na pranoi.
Është shtëpia jonë. Nuk është një shtëpi diku në botë që digjet por shtëpia jonë.
BE për ne është një hapësirë qetësie. Ta shohësh Italinë në këtë situatë, të bën keq, por jemi para një armiku që ka sulmuar botës, të gjithë.
Shtëpia jonë e përbashkët që po digjet, nuk duhet të rrimë në dhomën tjetër. Njerëzit duhet të rrinë në shtëpi, por shtetet duhet të luftojnë bashkë. Nuk fitohet një luftë kështu nëse shtetet rrinë në shtëpi si qytetarët”, tha Rama.