Nga Mero Baze/

Babai ka dal përsëri sot në rrugë.Herën e fundit, që bëmë debat për këtë gjë, mendova se e tremba mjaftueshëm.I thashë se ka urdhëruar qeveria, që pleqtë mbi 90 vjeç, që vd esin nga koronavirusi, nuk varrosen, por digjen me gëlqere.Më pa me dyshim, pastaj mërmëriti diçka kundër Edi Ramës.

-E bën ai, i çme ndur është,- tha.Sot kishte dal përsëri. Kishte shkuar para kafenesë së tij. E kishte gjetur mbyllur. Ishte ulur jashtë rreth gjysëm ore dhe ishte kthyer.

Motra që kujdeset për të, është në panik të përhershëm. është zhvendosur e jeton në katin e dytë të shtëpisë, që të shmang sherrin e pandërperë me të, nën arsyetimin se “Ajo” po përpiqet ti kontrollojë jetën.I zbret ushqimin dhe e ndihmon vetëm kur ka nevojë. Natyrisht pastron dhe shtëpinë.Javën që shkoi, kur masat ishin ende të lehta dhe unë po i bëja moral për rrezikun e daljes në rrugë, më shikonte I xhindosur. Por nuk bënte komente. Më së shumti e merrte si komplot kundër tij.Unë vazhdiova i flisja për rrezikun e epidemisë. I tregoja që nuk është si gripi, nuk është si diabeti që ai ka prej 30 vjetësh, nuk është si reumatizma, është diçka e panjohur për të gjithë.

-Për ty po, -tha. E di unë çështë kjo. Kjo na ka ngrënë disa herë ne. Po këtë rradhë duket kot.Dhe më tregoi diçka që se kisha mësuar kurrë prej tij dhe ndoshta nuk do ma thoshte para se të ikte nga kjo botë, sikur të mos ishte epidemia.Gjithmonë kisha pasur dyshimin pse babai im i lindur në vitet 20, është djal i vetëm. Në ato kohë ishte modë mbi 6 fëmijë.

-Më kanë vd ekur tre vëllezër mua nga kjo që thua ti, si ja thua emrin…I thoshin gripi spanjoll atëhere. Ishte dhe kohë e Grekut të Parë (Luf ta e Parë Botërore).Ma ka treguar babai. Kishin lëvizur si refugjatë lu fte dhe i shoi të gjithë. I zinte barku dhe vdi snin duke u kapur pas xanave.(Gjineshtra). U kthyen në shtëpi me djepe bosh. Pastaj lindëm ne të tjerët, unë dhe motrat.Se kisha dëgjuar kurrë këtë histori. Në shtëpi prindërit e mi nuk flasin kurrë për fatkeqësit e jetës së tyre. Sa herë I pyet, aq të vd ekur të tregojnë, por nuk i kanë më pjesë të jetës së tyre.Dhe mendova se mërzitja e tij me mua, që i kujtoja vd ekjen e mundëshme nga koronavirusi, vinte ngaqë tre vëllezërit, ja paska marrë gripi spanjoll.

Por ishte diçka dhe në tra gjike.-Pas 40-ës (pas vitit 40) vdiq dhe mëma ime,- tha. Atë se morëm vesh çfarë kishte, por na tha Doktori ka sëmundje ngjitëse, duhet të izolohet. E futëm në një dhomë jashtë shtëpisë dhe ja hidhnim bukën nga dritarja tre muaj. Nga jashtë hidhnim gëlqere të saposhuar. Derisa vdiq.Unë mendoja se gjyshja kishte vd ekur nga mosha natyrale. Tregimi I tij, gëlqerja që unë i përmenda për ta trembur në fillim dhe rrëfimi i tij për vd ekjen e vëllezërve dhe nënës, ishin një përzierje, që të sillte lotët në fyt.

Mi tregoi këto gjithë inat, pa asnjë emocion, sikur donte të më thoshte, se ky virusi që thua ti është “pes me hiç”. Dhe u ngrit të dilte prap jashtë nga inati im.Nuk kisha fuqi ta ndalja. E lashë të dilte deri në oborr dhe nxitova para tij, dhe mbylla derën e jashtme me takt.Sot në mëngjes, zilja e tij, më zgjoi në orën 4 të mëngjesit. Ngriva kur pashë emrin në telefon dhe nuk guxoja ta hapja. Diçka duhet të kishte ndodhur. E hapa por ai e mbylli. Pastaj i rashë disa herë dhe ai e mbyllte.Më doli gjumi. U bëra esëll. Mora motrën. E pyeta nëse mund të shkoj tek dhoma e tij ta shikoj si është.Kur shkoi e gjeti duke lozur me telefonin.

-Çfarë ke, pse i ke rënë telefonit, e pyeti ajo?-Jo mo si kam rënë, por dua të shikoj orën në telefon sa është. Qenka akoma herët. Ngelëm brenda,- i tha. Bëhej fjalë për orën 4 të mëngjesit.

Motra më mori duke qeshur të më qetësonte. Në fakt nuk flija dot më.Por isha i sigurt që ai do dilte përsëri. I duket si një shenjë nga zoti, dërguar nga vëllezërit e tij që si ka njohur, dhe nënën me të cilën është ndarë nga jeta pa e përqafuar. Dhe sa kishte zbardhur dita kishte hapur derën përsëri.Jemi të gjithë të dorzuar para tij. Nuk di çfarë të shpik që të rrij brenda, por e ndjej se ai duket sikur ka rastin të flas me ata që i ikën nga jeta pa i parë. Me ata që i kanë vd ekur vetëm.I duket sikur po e presin dhe bezdiset nga kujdesi ynë, që në fakt i duket si një dënim me vd ekje, që ja mbajmë fshehur. Dhe duket sikur e refuzon atë. Refuzon të duket si barrë për të tjerët.E shikoj se flet me vete, më shumë se çdo herë tjetër. Se di me kë flet. Më shkojnë mornica kur mendoj, se atij i është mbushur mendja që sipas traditës, njerëzit e kësaj shtëpie vd esin nga këto sëmundjet ngjitëse, siç u thotë ai me qesëndi. Ndërsa ne kemi hall, pse na del nga porta pa leje, sikur do ti dal virusit përpara e ti bjer me shkop, mos të vij më tek ne .