Ankesa makabre vijojnë në media, këtë herë edhe nga emra të njohur. I biri i Lorenzo Sanz, ish-presidentit të Real Madrid që vdiq në 21 mars, ka bërë një deklaratë publike.

Ai shprehet se familja nuk e di ku është trupi i të ndjerit, shkruan JavaNews.al

Sipas rrëfimit të Lorenzo Sanz, që mban të njëjtin emër si i ati, familja i humbi gjurmët e vendodhjes së trupit të babait.

Ideja fillestare ishte që ai të digjej në krematorium ​​në 24 mars dhe hiri t’i jepej familjes, por ceremonia u shty për shkak të fluksit në funeralet e Madridit për shkak të numrit shumë të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Djegia duhej të ndodhte në varrezat San Isidro, më pas ishte vendosur që trupi të sillet në varrezat e Escorial, rreth dyzet kilometra larg Madridit. Sot, shkruan JavaNews.al, djali e ka bërë të ditur që trupi i babait nuk mbërriti kurrë në Escorial dhe se as ata, as familja nuk e dinë më se ku është. /JavaNews