Kryeministri Edi Rama ka publikuar kurbën botërore të koronavirusit për çdo vend pas 20 rasteve të para.
Shqipëria sipas tij është ndryshe nga vendet e tjera por ka një mesazh për të gjithë shqiptaët. Tashmë në këtë pikë ka vetëm dy rrugë sipas kryeministrit, ose të vazhdojmë me ngjitjen e butë të kurbës që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa ose do lëshohemi në krahët e frikës se do vdesim për bukë dhe më pas të numërojmë qindra e mijëra të vdekur. KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani?
*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)