Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar lajmin se Dr. Skënder Brataj është prekur nga Koronavirusi.
Në një shënim në facebook Manastirliu i uron doktorit që ta ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit që po lufton çdo ditë me këtë armik.
“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”- shkruan Manartirliu në facebook.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Brataj është vetëizoluar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore.