Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar masat parandaluese të marra nga qeveria shqiptare kundër COVID-19. Drejtori i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri, Dr. Raul Gonzalez Montero, tha se masat e marra në momentin e duhur kanë efektivitet maksimal.
“Masat parandaluese të marra nga qeveria shqiptare janë marrë herët në fillim të përhapjes së shpërthimit në vend, moment kur këto masa kanë efektivitet maksimal”, është shprehur drejtori i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri, Dr. Raul Gonzalez Montero.
OBSH, përmes përfaqësuesve të tyre në Shqipëri janë pjesë e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të luftuar COVID-19.