Nga Alfred Peza/ Lulzim Basha i ka habitur të gjithë, duke bërë një nga ato piruetat politike që di ti bëjë veç ai, kur është i de tyruar nga rrethana që nuk varen fare prej tij. Një javë përpara 15 marsit, afatit kohor të arritur me konsensus mes të gjitha palëve politike në vend për përmbylljen e draftit final të reformës zgjedhore, Kryetari i PD u duk sikur ka g risur gjithçka ishte arritur derimë tani, për ti dhënë shq elmin “kovës së qumështit” të mbushur me aq mundim edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve!Por më duhet ta them që në fillim, që si gjithmonë edhe këtë herë, ju lutem mos e merni kaq seriozisht Lulzim Bashën. Edhe kur flet për ta bërë Parlamentin me shtesë kati pa leje, edhe kur thotë gjëra që e duartokasin me playback, edhe kur flet nga studio virtuale, edhe kur i lexon ato që thotë nëpër ekranet e të dyja krahëve a kur i thotë përmendësh, duhet ta mirëkuptoni këto kohë.Nuk i vë faj askujt që u surprizua dhe mbeti pa tekst, kur e pa Kryetarin e opozitës që të ndryshonte jo vetëm formën, por edhe përmbatjen e komunikimit publik këtë radhë. Sepse në tryezën e reformës zgjedhore, ku opozita e rrugës është rikthyer prej afro dy muajsh, palët kanë arritur gjatë kësaj kohe gati në fundin e procesit. Ato janë dakordësuar për për pothuajse të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR.Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka qartësuar se deri tani është arritur konsensusi si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave pe nale të kor rupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shke ljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore dhe deri tek identifikimi elektronik i zgjedhësve në qendra votimi ose fillimi i zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik, etj.Në ditët në vijim, priteshin propozimet e Partisë Demokratike për çështjet e fundit që ende nuk janë mbyllur si ato për administratën dhe sistemin zgjedhor. E pikërisht këtu, Lulzim Basha gjeti gozhdën e tij të Nastradinit, për të v arur xhaketën e lojës politike të radhës, e cila nuk ka të bëjë aspak me thelbin e propozimeve që ai i hodhi sot publikisht, ashtu si pa dashje.
Kryetari i PD e di shumë më mirë se të gjithë ata që u habitën me të, që Parlamenti me dy dhoma është një diskutim i mbyllur këtu e 22 vite më parë dhe se ky projekt ka lindur i vd ekur.E kur ai e shoqëroi këtë model të propozuar për Shqipërinë me ato të SHBA, Britanisë së Madhe, Francës e Italisë, atëherë duhet të kuptoni edhe më qartë se ku qëndron halli i tij i vërtetë.Rrini të qetë të gjithë dhe falini pak kohë Lulzim Bashës, për tu rikthyer sërisht në tryezën e reformës elektorale, për ta përmbyllur ashtu siç ajo ka hyrë në rrjedhën e saj pa kthim tashmë. Mos harroni asnjëherë se çfarëdo që të thotë, ai është më o interesuar se kushdo tjetër në këtë vend, që as sistemi zgjedhor të mos ndryshojë dhe as arkitektura e pushtetit legjislativ të mos preket. E për ta fjetur mendjen përfundimisht, duhet të dini se edhe Ilir Meta është po aq i interesuar sa edhe ai.Basha sepse vetëm kështu siç ato janë sot mund ta mbajë nën kontroll PD sot dhe nesër po ia doli që të bëhet edhe shefi i mazhorancës, të kontrollojë edhe Parlamentin. Meta edhe nëse nuk do ia dali që tia zerë vendin Lulzim Bashës në garën e re për kreun e opozitës, vetëm kështu si sot mund tia arrijë që të rikthehet si njëherë e një kohë, në rolin e kingmaker-it të skenës politike shqiptare.Po përse e bëri tani Basha këtë deklaratë? Kryetari i PD ashtu siç ka qenë i detyruar të bëjë sikur po e mbështet Metën në aksionin e tij të ri politik për të “ç montuar grushtin e shtetit” e për ti prirë “rev olucionit të madh popullor” që nisi më 2 mars duke dalë me pa hir në bulevard, ashtu është i det yruar që të shtyjë ca kohë, edhe përfundimin e reformës zgjedhore.E gjitha kjo, sepse Ilir Metës i duhet pak kohë që të vijojë diskursin e tij publik për “besëlidhjen e re”, derisa të qartësohet përfundimisht axhenda e Parlamentit dhe e organeve të reja të drejtësisë, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Me pak fjalë: Derisa Ilir Meta të kuptojë nëse do shk arkohet ose jo si President i Republikës.Deri atëherë, bëni durim dhe mos u shqetësoni nëse tezat e sotme do të përsëriten, ose nëse Lulzim Basha mund të nxjerri nga goja xhevahire të tjera edhe më të “bukura” sesa këto!