Shkon në 90 të infektuar numri i personave të Kosovës, ku gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan dy raste të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 38 testime prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë. Deri tani janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta më koronavirus, nga të cilat 90 raste janë pozitive dhe një ka humbur jetën.