Edhe 2 raste të reja me koronavirus në Kosovë Ka shkuar ne 15 numri i të prekurve me koronavirus. Instituti Kombetarë i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se një çift i kthyer sot nga Londra kanë rezultuar me koronavirus.

Komunikata e plotë: Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.